Për shekuj me radhë, Alepo ishte një nga qytetet më të mëdha dhe më të njohura jo vetëm në rajon.
Ishte qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Osmane dhe qyteti më i madh në Siri.
Sot Alepo është simbol i luftës dhe vuajtjeve.
Mijëra njerëz janë larguar prej andej duke kërkuar strehim në Evropë.
Por ndërsa kjo lëvizje emigrantësh ka provokuar kriza të forta në politikën europiane, Spiegel sjell disa foto të rralla, që tregojnë se para 72 vitesh ishte ndryshe.
Në atë kohë ishin evropianët që arratiseshin në drejtim të Alepos dhe Damaskut.
Dhjetëra mijëra njerëz largoheshin nga konflikti më i madh në histori, nga Lufta e Dytë Botërore, për të jetuar në afërsi të Alepos.
Një rrjet i organizuar nga 44 shtete sillte ndihma për të gjithë refugjatët.
Shumica e refugjatëve ishin polakë, grekë, jugosllavë, etj.
Në kampet e refugjatëve u hapën shkolla dhe u ngritën punishte.