Siri: Rritje enorme e numrit të të vrarëve

Vazhdon të rritet numri i të vrarëve në Halep të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga ana e Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri thuhet se numri i të vrarëve në sulmet ajrore ku janë përdorur bomba fuçi doli në 85 persona.

Në deklaratë ku bëhet e ditur se në mesin e të vrarëve ndodhen 20 fëmijë dhe 10 gra, thuhet se gjatë sulmeve ajrore janë plagosur me qindra persona të tjerë dhe se gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është e rëndë.

Organizata në fjalë gjithashtu bën të ditur se forcat kriminale të Esadit në periudha tc caktuara kohore bombardon qytetin me bomba fuçi, ku të plagosurit vdesin për shkak të mungesës së materialeve mjekësore ndërsa spitalet fushore kanë nevojë emergjente për ndihma.

Në sulmet e pardjeshme ajrore që si objektiv kishin vendbanimet civile në zonat Ahmedije, Mesekin Hananu, Ardul Hamra, Sahur dhe Mareg të Halepit janë vrarë 70 persona ndërsa u plagosën 140 të tjerë.

Burimet vendore njoftojnë se gjatë javës së fundit mbi qytetin e Halepit janë hedhur 165 bomba fuçi me çrast kanë humbur jetën më shumë se 500 persona./trt/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë mesazhi i dërgon Gylenit, Erdogani
Artikulli vijuesTiranë: “Babadimrat” grabisin argjendarinë