Vendoset dhe hiqet flamuri shqiptar në Kullën e Samoilit në Ohër

Flamuri shqiptar për disa minuta ka qëndruar në Kullat e Samoilit në Ohër, një atraksion historik dhe turistik.

Gjithçka ka ndodhur kur një person akoma i paidentifikuar është futur në kullë dhe pasi që është ngjitur në muret e saj të larta ka vendosur flamurin Kuq e Zi, informon agjencia e lajmeve INA.

Por, menjëherë pas këtij akti, punonjësit dhe mirëmbajtësit e kullës janë alarmuar dhe kanë hequr flamurin. Policia e Ohrit informoi sot mbi rastin duke theksuar se akoma nuk është gjetur personi që kishte vendosur flamurin mbi kullë.

Në Kullën e Samoilit valon vetëm flamuri gjigant shtetëror maqedonas.
Ngjarja është përfshirë nga mediat lokale në Ohër, të cilët kanë theksuar se nuk duhet lejuar që flamujt e huaj të vendoset nëpër objektet kulturore historike të Maqedonisë. Dëshmitarët okularë kanë përshkruar personin që kishte vendosur flamurin, i veshur me rrobe të zeza dhe flokë të shkurtra, i cili kishte ikur në drejtim të panjohur drejt malit Pllaoshnik. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakBritania pritet të tërheqë “mijëra” trupa nga Afganistani
Artikulli vijuesAksione të shërbimeve sekrete perëndimore në Siri?