Fotot: Rikthehet vëllazëria shqiptaro-serbe

Ministria e Punëve të Jashtë shqiptare njoftonte sot se në kuadër të organizimit të takimit të dytë trilateral, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Dacic.

Gjatë takimit, të dy Ministrat diskutuan mbi ecurinë e raporteve dypalëshe në dritën e zhvillimeve me të fundit dhe të shkëmbimit të vizitave të dy Kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić.

Ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë. Palët vlerësuan hapat e kryera nga të dy vendet për konkretizimin e angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit.

“T’i zbusim marrëdhëniet tona nga ana politike dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona, dhe në këtë kontekst presim të zbatohen të gjitha projektet që kemi diskutuar gjatë takimit tonë, duke përfshirë këtu edhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve. Ne vërtetë do të donim që të gjitha dallimet që ekzistonin mes nesh, t’i lëmë pas e të gjejmë një emërues të përbashkët. Të shmangim mugesën e stabiliteti politik”, u shpreh Daçiç gjatë konferencës së përbashkët.

Gjatë takimit tripalësh, ku merrte pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Paolo Gnetiloni, i cili po luan rolin e ndërmjetësit, u vu re një klimë miqësore dhe vëllazërore mes pales shqiptare dhe asaj serbe.

Ishte që nga koha e Luftës së Dytë Botërore kur përkrah Enver Hoxhes qëndrornin nëpër malet partizane Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, që mes eksponentëve të rëndësishëm shqiptarë dhe serbë nuk vërehej një klimë kaq miqësore.

Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore desh u përfshi në projektin e Josif Broz Titos për t’iu bashkuar federatës Jugosllave. Qe gjithçka gati, sa që në vitin 1946 Shqipëria kreu bashkim doganor dhe atë bankar me Jugosllavinë.

Një vit më pas Enver Hoxha i prishi në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet dhe goditi të gjithë kundërshtarët politikë që i kosndieronte si pro-jusollave apo poliagjentë, me në krye Koçi Xoxen dhe marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një acar që zgjati për plot 70 vjet.

Hoxha botoi edhe një vëllim të quajtur “Titistët dhe Puçistët” ku akuzonte ahspër jugosllavët për intriga dhe tradhti, por pas ndeshjeve mes kombëtareve përkatësxe, dhe vizitave të ndërsjellta të kryeministrave gjatë vitit të kaluar, tashmë duket se Shqipëria dhe Serbia e kanë lënë mënjanë të shkuarën dhe krimet e luftës në Kosovë dhe po shohin drejt së ardhmes.

1 3

Artikulli paraprakBardhësia e shpirtit me vepra të mira
Artikulli vijuesOliver Ivanovic dënohet me 9 vjet burg për krime ndaj popullatës civile në Kosovë