Franca i dëbon romët në Rumani

 

Policia franceze ka ndërhyrë në dy kampe të improvizuara të romëve afër qytetit Lille, me ç’rast i ka dëbuar më se 200 njerëz. Romët prej aty ishin vendosur në aeroplan për në Bukuresht, pasi ishin pajtuar që vullnetarisht të ktheheshin nga ku kishin ardhur.

Ministri i brendshëm francez, Manuel Valls, tha se ndërhyrjet e policisë ishin legale dhe të domosdoshme, për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat ballafaqoheshin qindra njerëz që jetonin në kushte josanitare.

Gjatë ndërhyrjeve në fillim të kësaj jave në Paris dhe Lion, policia me dhunë i ka dëbuar nga vendbanimet e improvizuara qindra imigrantë romë pa dokumente nga Evropa Lindore, raporton RFE.

Këto ndërhyrje e kanë përkujtuar valën e dëbimit gjatë udhëheqjes së ish presidentin Nikolas Sarkozy, para dy vitesh, që patën shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian, Kisha Katolike dhe grupet për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/kohaislame

 

Artikulli paraprakLibia bëhet me president të ri
Artikulli vijuesSiri, Brahimi në vend të Ananit