Trump: Nuk do të lejoj shfrytëzimin e SHBA-së

US President Donald Trump stands during the US Coast Guard Academy Commencement Ceremony in New London, Connecticut, May 17, 2017. / AFP PHOTO / SAUL LOEB (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në samitin aziatik të tregtisë se SHBA nuk do të toleroj shfrytëzimet tregtare dhe se ai do të këmbëngul në politika tregtare të drejta dhe të barabarta.

“Nuk do të lejojmë që të përfitoni nga SHBA. Unë gjithmonë do ta vendos Amerikën të parën”, ka thënë Trump në adresimin e tij në samitin për Bashkëpunim Ekonomik (APEC), në Vietnam.

Shtetet e Bashkuara kanë disbalancë tregtare me Kinën dhe Japoninë, vende të cilat Trump i ka vizituar gjatë turneut të tij 11 ditorë në Azi.

Trump në të kaluarën e ka akuzuar Kinën për siç tha ai “ vjedhje të vendeve të punës”.

Një retorikë e tillë ka ndryshuar me vizitën e tij të fundit në këtë vend, ku ka thënë se ai nuk e fajëson Kinën për tregti “ të padrejtë”.

Artikulli paraprakISRN: Retë radioaktive vijnë nga Rusia apo Kazakistani
Artikulli vijuesGjyqësori në veri i gatshëm të gjykojë me ligjet e Kosovës