Refugjatët sirian përballen me dimër të ashpër

Bora e parë e fundvitit ka mbuluar kampet e refugjatëve Sirian në disa pjesë të Libanit. Gratë dhe fëmijët refugjatë të cilët kanë ikur nga lufta në Siri, po luftojnë me të ftohtit në çadrat e tyre.

Më së keqi dimrin po e përballojnë 2.2 milion refugjatë që jetojnë jashtë Sirisë dhe miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit.
Një stuhi me emrin Alexa, tashmë ka përfshirë Sirinë dhe Libanin, duke sjellë me vete erërat e forta dhe temperaturat e ulëta – dhe duke shënuar fillimin e dimrit të tretë që nga konflikti sirian që filloi në mars të vitit 2011.
Bora bëri kërdi në të gjithë rajonin, duke bllokuar transportin ajror të ndihmave humanitare, që sillnin ndihma në zonat verilindore të Sirisë.
Vetëm në Liban, rreth 1 milion refugjatë jetojnë në kampe tenda apo ndërtesa të braktisura. Qeveria libaneze ka vendosur për të mos i strehuar ata në kampet formale për shkak të ndjeshmërive lokale.
Agjencitë e ndihmës mund ti ndihmojnë ata me ushqime, çadra , batanije dhe rroba , por ata nuk mund të vendosen në kampe formale të refugjatëve. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakKosova mos t’i lë boshnjakët pas dore
Artikulli vijuesOKB dënon Izraelin për prishjen e shtëpive