Franca mori "nën mbrojtje" edhe minierat e uraniumit në Nigeri

Presidenti i Nigerisë Mahamadou Issoufou konfirmoi informacionin në qarkullim në lidhje me faktin se trupat francezë kanë marrë nën mbrojtje minierat e uraniumit të vendit. Vendimi për forcimin e mbrojtjes së minierave u morr pas ngjarjes tragjike me pengmarrjen në Algjeri, theksoi Presidenti.

Në Nigeri, e cila është prodhuesja e pestë e uraniumit në botë, përfaqësohen gjerësisht interesat e kompanisë franceze “Areva”. Nga miniera e saj tre vjet më parë në Nigeri islamistët rrëmbyen katër bashkëpunëtorë francezë.

Artikulli paraprakDuhet shkatërruar aviacioni sirian, perndryshe forcohet ideologjia radikale
Artikulli vijuesTakohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK