Izraeli trembi SHBA-në me lajmin mbi shitjen e raketave ruse Sirisë

Autoritetet izraelite njoftuan Uashingtonin në lidhje me shqetësimet serioze përkatësisht planeve të Rusisë për t’i shitur Sirisë, së përfshirë nga lufta civile, sisteme të mbrojtjes kundërajrore “S-300”, të cilët do të përforconin ndjeshëm sistemet e mbrojtjes kundërajrore siriane, konfirmon gazeta amerikane “The Wall Street Journal”. Sipas të dhënave të gazetës, ky informacion ka shkaktuar shqetësim serioz në radhët e zyrtarëve amerikanë.

Këtë javë tema e luftës civile në Siri u diskutua në Moskë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftuan se ranë dakord të ndërmarrin përpjekje për të ulur kryengritësit dhe përfaqësuesit e Presidentit Bashar Al-Assad në tryezën e bisedimeve.

Artikulli paraprakNë Pakistan kanë rrëmbyer të birin e ish-Kryeministrit
Artikulli vijuesSHBA nuk pranon asesi të largohet plotësisht nga Afganistani as pas 2014-tës