Franca nis fluturimet e para të zbulimit në Siri

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme njoftohet se avionët e tipit Rafael kanë kryer me sukses fluturimet e tyre zbuluese në përcaktimin e objektivave të ISIS në Siri.

Presidenti francez, François Hollande, ditën e djeshme për herë të parë kishte njoftuar se do të nisnin fluturimet zbuluese për përcaktimin e objektivave të ISIS në Siri dhe kishte vënë në dukje se nuk parashikohej ndonjë operacion tokësor.

Franca në kuadër të operacionit të koduar “Chammal” i cili ka marrë edhe emrin e stuhive Chammal në Irak, kundër objektivave të ISIS në Irak për herë të parë ka goditur objektivat e ISIS më 19 shtator 2014.

Artikulli paraprakGjykata lejon ndërtimin e xhamisë, hudhet padia
Artikulli vijuesBota solidarizohet me Turqinë për sulmin terrorist në Dağlıca