Afganistan: Gjermania e dorëzon bazën te forcat lokale

Gjermania e ka dorëzuar një nga bazat e saj kryesore në Afganistanin verior tek forcat lokale të sigurisë.
Transferimi i së dielës në provincën Kunduz është pjesë e një plani gradual për tërheqjen e forcave perëndimore deri në fund të vitit që vjen.

Duke folur gjatë ceremonisë së dorëzimit të kësaj baze, ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere tha se më shumë se një dekadë shërbimi në këtë bazë i ka trajnuar forcat gjermane “më shumë se çdo vend tjetër”.

Ai shtoi se forcat gjermane “ndërtuan, luftuan, ngushëlluan, vranë dhe u vranë këtu”, raporton Rel.

Më shumë se 20,000 trupa gjermane ishin vendosur në Kunduz, vend ky që shënoi numrin më të madh të ushtarëve të rënë gjermanë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi shumica e gjermanëve të vdekur vinin nga baza në këtë provincë. /Telegrafi/

Artikulli paraprak66 mijë azilkërkues kosovarë
Artikulli vijuesBuzhala: Kadri Veseli përgjegjës për gjendjen e tanishme