Maqedonia përforcon marrdhëniet në shumë fusha me Rusinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski, do të mbërrijë në Moskë më 30 janar me një vizitë zyrtare dy-ditore, gjatë së cilës do të diskutojë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, çështjet e marrëdhënieve reciproke midis dy vendeve, duke përfshirë këtu dhe problemet e ekonomisë.

Kreu i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka ndërmend gjithashtu të takohet me Kryetarin e Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, të marrë fjalën përpara studentëve të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe të vizitojë forumin e biznesit ruso-maqedonas të organizuar me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Artikulli paraprakPriftit protestant iranian i kërcënohet dënimi me varje
Artikulli vijuesFranca po ndërmerr ofenzivë të ashpër tokësore në Mali