Negociatat për një pakt të gjerë tregtar ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, i cili ka për qëllim krijimin e një zone të lirë tregtare që mbulon rreth 850 milionë njerëz, me gjasë mund të ndalen, për shkak të ngurrimit të Uashingtonit për të bërë lëshime, ka thënë sot një zyrtar i lartë francez.
“Sipas pikëpamjeve të sotme të SHBA-së, ky mund të jetë opsioni më i mundshëm”, ka thënë ministri francez i Tregtisë, Matthias Fekl, kur u pyet nëse ka shansë që të ndalen bisedimet, të cilat nisën në vitin 2013 për një partneritet tregtar dhe investues transatlantik.
Komentet e tij reflektojnë dyshimin e thellë në Evropë se marrëveshja do të shaktërrojë rregullativa ekologjike e shëndetësore, me qëllim të avancimit të bizneseve të mëdha.
Uashingtoni dhe Brukseli duan që një marrëveshje e tillë të kompletohet brenda këtij viti, para përfundimit të mandatit të presidentit amerikan, Barack Obama, por ajo ka hasur në kundërshtime të mëdha nga të dyja anët e Atlantikut.