Francë, 300 metra mur për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në Britani

Autoritetet e qytetit bregdetar francez Calais, i njohur si stacioni i fundit për migrantët në rrugën e tyre për në Britani të Madhe, kanë vendosur që për 300 metra të zgjasin murin përgjatë portit për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit.

Vincent Berton, zëvendës guvernator i Calais-it, ka thënë se muri do të zgjatet për 300 metra për të parandaluar kalimet e paligjshme të migrantëve në ishull. Ai ka thënë se ndërtimi i murit nuk do të pengojë trafikun rrugor. Burton theksoi se lartësia e planifikuar  e murit është katër metra dhe se ndërtimi i tij pritet të fillojë në maj.

Artikulli paraprakKëshilli Opozitar: Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!
Artikulli vijues4 vjet nga aksioni policor për rastin “MONSTRA”