Gjeneralët sirianë vazhdojnë të largohen nga ushtria e kriminelit, Bashar Al Asad

0
181

19 sirianë oficerë ushtarakë së bashku me familjet e tyre kaluan kufirin dhe erdhën për strehim në nënprefekturën Rejhanllë të Hatajit në Turqi.

Së bashku me sirianët e porsaardhur numri i gjeneralëve sirianë të strehuar në Turqi ka arritur në 25.

Edhe 502 sirianë civilë ndër të cilëve 15 ishin të plagosur kanë ardhur në Turqi nga rajoni kufitar i Hatajit.

Ata janë dërguar nëpër qytetet çadër të Hatajit dhe Shanllëurfës ku edhe do të strehohen.

Ndërkohë ka humbur jetën një nga 15 personat e plagosur të shtruar në Spitalin Shtetëror Rejhanllë/trt/kohaislame