Francë; Homoseksualët, gati plani për adoptimin e fëmijëve

Franca lejon aktualisht bashkimet civile mes çifteve të së njëjtës gjini, por ishte një premtim fushate i presidentit, Francois Hollande, për të shtuar të drejtat e tyre. Tashmë ai po përballet me kundërshtime të forta ndaj kësaj ideje.

Kjo është një nga çështjet më përçarëse, që ai ka hasur, që kur u zgjodh president në maj, sipas korrespondentëve.

Sapo projekt-ligji të prezantohet në kabinetin e Hollande, ai do të debatohet nga parlamenti francez në janar.

Më shumë se 1000 kryebashkiakë kanë nënshkruar peticionin kundër ndryshimeve të propozuara, ka patur protesta në 75 fshatra e qytete, teksa një prej politikanëve të opozitës ka sugjeruar se legalizimi i martesave gay mund të çojë drejt poligamisë, sipas korrespondentit të BBC-së në Paris.

Gjatë fundjavës, kreu i Këshillit Francez të Peshkopëve e përshkroi martesën mes çifteve gay, si një “mashtrim të fundit”.

Përçarje ka gjithashtu edhe në qeveri, ku disa argumentojnë se se ligji duhet të përmirësohet, duke ofruar fonde shtetërore për fekondimin artificial të çifteve gay.

Aktualisht, vetëm çiftet e martuara – jo partnerët me bashkime civile – mund të adoptojnë fëmijë në Francë. Një numër shtetesh europiane, përfshi Gjermaninë, Suedinë dhe Britaninë e Madhe, lejojnë tashmë adoptimin për gay-t./tch/kohaislame

Artikulli paraprakLetër kulturës e cila më rriti
Artikulli vijuesOpozita siriane fillon zgjedhjen e udhëheqësisë së re