Muslimanët pakistanezë kundër prezencës së forcave të huaja në Pakistan

Mijëra muslimanë pakistanezë dje kanë protestuar kundër prezencës së forcave të huaja në vendin e tyre.

Protesta u organizua përballë parlamentit pakistanez në Islamabad. Ata në këtë protestë theksuan se forcat e huaja në rajon vetëm sa shkaktojnë konflikte dhe përçarje mes muslimanëve dhe se të gjithë muslimanët duhet të zgjohen përballë kësaj ofensive të huaj. Muslimanët pakistanezë gjithashtu në dorë mbanin pankarta me të cilat shprehnin revoltën e tyre kundër bombardimeve të rajoneve fisnore nga forcat ushtarake amerikane./irib/kohaislame

Artikulli paraprakPromovohet faza e parë e projektit për zgjerimin e Mesxhidu Al-Haramit
Artikulli vijuesAsnjë mjek shqiptar në spitalin e Shkupit