Francë, manifestim kundër martesave gay

Të paktën 45 mijë francezë marshuan në manifestimin e fundit madhor kundër lejimit të martesave dhe birësimit midis partnerëve të të njëjtës gjini, përpara se Parlamenti të votojë gjatë javës një projektligj që ka ndarë vendin.

Një premtim i presidentit Hollande, ai i lejimit të martesave homoseksuale, ka ngjallur reagime të ashpra në Francë, me manifestime dhe kundër manifestime midis kundërshtarëve dhe mbështetësve të këtij ligji.

Në protestën më të madhe paqësore në historinë e Francës moderne, mbi një milionë persona marshuan në Paris në muajin shkurt kundër lejimit të këtyre martesave, ndërsa mbështetësit e projektligjit u tubuan të nesërmen në mbi 400 mijë vetë.

Vendosmëria e Hollande për të kaluar këtë ligj dhe disa reforma të tjera të dështuara, bëjnë që presidenti të përballet me nivelin më të ulët të një presidenti në historinë e Francës, pas një viti drejtimi të vendit, transmeton TCH.

Opinioni publik për Hollande është dëmtuar edhe nga pamundësia e rikthimit të rritjes ekonomike, ndikimi i presidentit për një rritje drastike takash dhe nga rritja e papunësisë mbi kufirin e 10 për qind.

Ndonëse lëvizjet kundër martesave dhe birësimeve të fëmijëve nga çiftet e së njëjtës gjini janë të fuqishme, sondazhet tregojnë se 55-60% e francezëve e pranojnë martesën dhe 50 për qind edhe birësimin.

Kundërshtarët kryesorë të projektligjit, Kisha Katolike dhe opozita konservatore argumentojnë se kjo lëvizje minon harmoninë dhe ndërtimin thelbësor të shoqërisë. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakMarrëveshja famëkeqe
Artikulli vijuesSHBA – Izrael: Hagel e finalizon marrëveshjen për armatim me Izraelin