Francë, mbi lokacionet e rëndësishme në Paris vërehen mjete fluturuese pa pilot

Forcat e sigurisë në Francë thonë se pas mesnate janë vërejtur së paku pesë mjete fluturuese pa pilot mbi Kullën Eiffel, Muzeut ushtarak francez, Ambasadës Amerikane dhe sheshit “Bastille”.
 
Pas ndërmarrjes së masave të rrepta sigurisë në Paris pas sulmeve të fundit terroriste, në njërin nga lokacionet në qytet mbrëmë janë vërejtur disa mjete fluturuese pa pilot, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Forcat e sigurisë në Francë thonë se pas mesnate janë vërejtur së paku pesë mjete fluturuese pa pilot mbi Kullën Eiffel, Muzeut ushtarak francez, Ambasadës Amerikane dhe sheshit “Bastille”. 
 
Ka nisur hetimi në lidhje me këtë rast, por akoma nuk është e ditur kujt i përkasin këto mjete fluturuese dhe me çfarë qëllim janë përdorur. Megjithatë, fluturimi i tyre mbi lokacionet e rëndësishme në kryeqytetin francez ka shkaktuar shqetësime në mesin e qytetarëve. 
 
Ekspertët konsiderojnë se ndoshta dikush ka përdorur dronë, të cilat nuk bartin eksploziv, në mënyrë që në këto lokacione të realizojnë fotografi. Vitin e kaluar mbi disa prej centralëve bërthamore në Francë janë vërejtur pajisje të njëjta, por asnjëherë nuk është përcaktuar kush i kishte përdorur./AA
Artikulli paraprakKosova dhe Mbretëria e Bashkuar marrëveshje për luftën e përbashkët të krimit të organizuar
Artikulli vijuesKrizë buxhetore në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare