Në shtatë ditët e fundit në Francë janë ngritur 54 padi kundër personave të cilët kanë lavdëruar dhe verbalisht kanë mbështetur terrorizmin. Gjykatat në Paris, Toulon, Reims, Orleans dhe Valenciennes me procedurë të përshpejtuar dënuan gjashtë persona të cilëve iu dhanë dënime me burg nga 10 muaj deri në katër vjet, raporton Anadolu Agency (AA). Një 34-vjeçar në Valenciennes u dënua me katër vjet burg për shkak se ai lavdëroi sulmin terrorist ndaj personelit të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa këtë e bëri pas një aksidenti me makinë të shkaktuar në gjendje të dehur. Një person në Paris është dënuar për fyerje të oficerit të policisë dhe lavdërimet ndaj terroristëve me dhjet muaj burg. Sot, për shkak të “përkrahjes verbale të terrorizmit” është ndaluar edhe aktori i famshëm francez Dieudonné M’Bala, i cili është nën hetime. M’Bala në statusin e tij në Facebook kishte publikuar: “Ndjehem si Charlie Coulibaly”, që i referohet emrit të rrëmbyesit i cili mbante disa persona në supermarketin hebre në Paris. Prokuroria franceze ka nisur hetime lidhur me këtë rast. Presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministri Manuel Vall ditët e fundit shpesh kanë theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që lavdërojnë terrorizmin.
You Might also Like
Sondazhet e nxjerrin Hollanden humbës para çdo kundërshtari në presidencialet 2017
Presidenti socialist, François Hollande, popullariteti në rënie i së cilit sa vjen e thellohet më…
By
Redaksia
2 Min Read
Stamboll, pirja e alkoolit përçan fetarët dhe laikët!
Një vendim i momentit fundit për të ndaluar alkoolin në një festival ndërkombëtar roku në…
By
Redaksia
5 Min Read
10 përfitimet që kemi nga agjërimi
Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa nga i dinë dobitë…
By
Redaksia
5 Min Read
SHBA planifikon të kalojë Rusinë si prodhuesja më e madhe e naftës
Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë Rusinë, duke u bërë prodhuesi më i madh i…
By
Redaksia
1 Min Read
Putin pezullon marrëveshjen e plutoniumit me ShBA
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka firmosur vendimin i cili parashikon pezullimin e marrëveshjes mes…
By
Redaksia
1 Min Read
Përmbytjet zhvendosin 10,000 indonezian
Më se 10 mijë indonezian janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kryeqytet,…
By
Redaksia
1 Min Read
