Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhur direkt me internetin, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj edhe kërcënimet kibernetike janë një. Administrata e presidentit amerikan Barak Obama ka përgatitur një projektligj të ri mbi sigurinë kibernetike, të cilin do t’ia dërgojë Kongresit për votim dhe i cili synon intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mbi sigurinë kibernetike mes sektorit publik dhe atij privat. Presidenti Barack Obama iu drejtua të pranishmëve në Qendrën e Sigurisë Kombëtare Kibernetike dhe paralajmëroi hapa të rinj të udhëheqjes amerikane në këtë fushë. Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhura direkt me internetin dhe theksoi se për shkak të kësaj kërcënimet kibernetike janë një problem në rritje. Duke theksuar se sektori privat dhe publik nuk mund të përballen vetë me këtë problem, Obama tha se Kongresit do ti dërgohet propozimi që do të forcojë bashkëpunimin e tyre dhe luftën kundër këtij fenomeni. “Ky draft përfshin rritjen e përgjegjësive për subjektet që ndajnë informacion mbi kërcënimet kibernetike, si dhe mbrojtje më të mirë të jetës private dhe lirive të personave fizikë,” tha Obama, duke shtuar se ai do të jetë i përditësuar edhe me çështje të tilla si intensifikimi i punës së forcave të sigurisë në fushën e monitorimit dhe arrestimit të kriminelëve kibernetike. Kreu i shtetit amerikan Obama bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë në muajin e ardhshëm në Universitetin Stanfor do të organizojë samitin për siguri kibernetike që do të mbledhë zyrtarë, ekspertë nga fusha e sigurisë, industrisë teknologjike, mbrojtësit e të drejtave të konsumatorit dhe të sektorëve të tjera të ngjashëm.
You Might also Like
Aktivisti kontrovers izraelit hyn në Al-Aksa
Glick është udhëheqës i lëvizjes izraelite "Temple Mount", e cila bën thirrje për ndërtimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Vatikani e shtyn misionin paqësor për në Siri
Një mision paqësor për në Siri nga të dërguarit e Papa Benediktit XVI është shtyrë…
By
Redaksia
1 Min Read
Mohamed Morsi dënohet me burgim të përjetshëm
Egjipt, Mohamed Morsi dënohet me burgim të përjetshëm
By
Redaksia
0 Min Read
Çekia në Maqedoni mund të dërgojë policë për ballafaqimin me krizën e refugjatëve
Çekia mund t'i ndihmojë Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve me dërgimin e një…
By
Redaksia
1 Min Read
Filozofi francez: Perëndimi e provokon dhunën
Filozofi i njohur francez, Michel Onfray, ka deklaruar se Perëndimi është ai që prodhon dhunë…
By
Redaksia
1 Min Read
Predhat në Turqi: Assadi provokon luftë botëre
Forcat turke edhe ditën e katërt iu përgjigjën zjarrit, pasi mortajat siriane kanë goditur fshatin…
By
Redaksia
3 Min Read
