Gazeta më autoritative gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në numrin e saj të sotëm sjell një reportazh të gjatë për gjendjen ekonomike- me fokus në infrastukturën e energjisë elektrike, në Kosovë.
Korrespondenti i kësaj gazete për çështjet ekonomike për Evropën Juglindore dhe Lindore, Christian Geinizt, ka vizituar komunën e Ferizajit ku ka takuar Kryetarin e Ferizajit, Muharrem Svarçën i cili në gjermanishte të përsosur shpreh mllefin por edhe brengën e tij për ikjen masive të qytetarëve të komunës së tij por edhe rajoneve tjera të Kosovës.
Korrespondenti i kësaj gazete mëtej ka vizituar edhe Termocentralet e KEK-ut, ka biseduar me Arben Gjukajn por edhe ekspertë tjerë nga Kosova dhe Gjermania për gjendjen e këtyre “gjigandeve” të kohës sovjetike dhe me këtë rast vie tek një përfundim fatal: pak ose aspak shpresë nuk ka që Kosova së shpejti do të dalë nga kriza energjetike.
Duke iu falenderuar edhe shkallës së lartë të korrupsionit gjasat që ndërmarrje të mëdha ekonomike gjermane të investojnë në Kosovë janë të barbarta me zero. Sipas FAZ gjendja ekonomike në Kosovë i ngjet një bombe kohore e cila çdo çast mund të shpërthejë. kohaislame