Të hetohen rastet e punësimeve në shkollat e Prizrenit

0
185
Forumi Transparenca i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i nisin hetimet në pajtim me autorizimet që i kanë lidhur me një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës.

Ky forum nëpërmjet një komunikate ka thënë se këto dyshime janë edhe një tregues i degradimit të sektorit të arsimit në Prizren përgjatë gjithë periudhës së pasluftës.
“Të gjitha këto raste të dyshimeve janë arsye mëse e mjaftueshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme në pajtim me ligjin.

Prandaj, Forumi Transparenca u bën thirrje qeverisë lokale të Prizrenit dhe qeverisë qendrore të Kosovës (në rradhë të parë Ministrisë së Arsimit) që t’i hulumtojnë këto raste dhe së shpejti të njoftojnë opinionin publik me të gjetuar mbi gjendjen në shkollat e Prizrenit. Në të njëjtën kohë, për shkak të dyshimeve serioze të ngritura ditëve të fundit, i bëjmë thirrje edhe institucioneve të drejtësisë që t’i nisin hetimet në pajtim me autorizimet që i kanë”, thuhet në komunikatë./Kohaislame