Fronteks referoi për bashkëpunim të mirë me Maqedoninë në kufirin grek

Komisioni Evropian sot informoi se mbrëmë u mbajt videokonferenca e 14-të midis personave për kontakt të nominuar pas takimit të liderëve të vendeve përgjatë rutës perëndimore-ballkanike të refugjatëve që u mbajt më 28 tetor, midis të cilve edhe përfaqësues të Republikës së Maqedonisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas njoftimit që u liferua nga Eurokomisioni, qëllimi ka qenë që ky takim të ndërlidhet me marrëveshjen e arritur në takimin në tetor të vitit të kalur dhe të konfirmuar në deklaratën e liderëve të vendeve përgjatë rutës perëndimore-ballkanike.

Lidhur me Maqedoninë sipas KE-së, shërbimi evropian kufitar Fronteks ka paraqitur avancim që është arritur lidhur me negociatat me Greqinë që edhe më tej të rritet përkrahja nga ana e Fronteksit në kufirin grek me Maqedoninë. Ndërkohë, Eurokomisioni ka siguruar azhurimin e përpjekjeve për përkrahje të Republikës së Maqedonisë lidhur me menaxhimin e kufirit.

Sipas Qeberivë joformale të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Zhan Klod-Junker, përfaqësuesit e lartë të vendeve dhe agjencive  që merrnin pjesë në video-takim kanë pasur debat të hollësishëm për trendet e fundit lidhur me kufijtë e jashtë  dhe kapacitetet për pranim.

Gjatë kësaj video-konference organet kombëtare policore  bënë shqyrtimin e situatës në terren dhe i identifikuan  pasojat konkrrete nga ndryshimet në politikën e menaxhimit me kufirin e vendeve-anëtare.

Kryesia e Holandës ka informuar për rezultatin e takimit në nivel politik, që u mbajt në margjinat e Këshillit joformal  të drejtësisë dhe Punëve të brendshme më 25 janar midis Austrisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Sllovenisë. Takimi në nivel politik me përfaqësuesit e të gjitha vendeve-anëtare plus Truqinë, Libanin dhe Jordanin parashikohet për Këshillin e ardhshëm për drejtësi dhe punë të brendshme më 25 shkurt.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Qeverisë joformale të BE-së, UNHCR-ja ka siguruar azhurimin e avancimit lidhur me dërgimin e 20.000 vendeve për pranim që do të sigurohen në kuadër të vendosjes private përmes sistemit të vauçerit me partnerët e Greqisë

“UNHCR avancon drejt qëllimit. Numri i vendeve ofrohen nga ana e UNHCR-së, përmes partnerëve të tyre dhe deri tani arrin rreth 14.520 vende për akomodim . UNHCR-ja edhe Greqia, gjithashtu, azhurojnë për punët vijuesve lidhur me rritjen e kapacitetit për pranim në ishujt grekë”, njofton Komisioni Evropian.

Sipas njoftimit të Brukselit zyrtar, ky grup do të konvokojë takim të ri përmes video konferencës më 3 shkurt, ndërsa ndërkohë do të vazhdojnë edhe kontaktet bilaterale që të sigurohet komunikimi i plotë, koordinimi dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e flukseve emigruese dhe të sigurohet një trajtim human  i personave që kërkojnë azil në Evropë.

Më 15 dhjetor të vitit 2015 Komisioni Evropian e publikoi raportin për avancimin e masave që janë ndërmarrë në zbatimin me krizën e refugjatëve  dhe migrimit përgjatë rutës perëndimore-ballkanike dhe që atëherë i njëjti azhurohet përmes video-konferencave për kontakt-pikat. Republika e Maqedonisë deri tani nuk ka përcaktuar asnjë vend më tepër se sa dy mijë  që presidenti Ivanov i ofroi në takimin e liderëve më 25 tetor të vitit 2015 në Bruksel.

 

Artikulli paraprakVIDEO – Mëkati i qeveritarit
Artikulli vijuesZiadin Sela, sot në Xhami