“Nëse operacioni në Mosul përbën kërcënim për Turqinë do të marrim të gjitha masat”

ANKARA (AA) – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se “Nëse operacioni për shpëtimin e Mosulit do të shkaktojë kërcënim për Turqinë, ne marrim të gjitha masat duke përfshirë këtu edhe ofensivë tokësore. Nëse do të kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj Turqisë, ose zhvillimet në Irak do të përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit tonë, ashtu sikurse bëmë ne Siri ku DEASH përbënte një kërcënim dhe që sosi durimin tonë, nëse do të kemi të bëjmë me të njëjtin kërcënim në Sinxhar apo rajonet e tjera do të veprojmë në përputhje me ligjet ndërkombëtare duke çuar në vend të gjitha të drejtat që na lindin për të zhdukur këtë kërcënim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me organizatën terroriste PYD/PKK, shefi i diplomacisë turke u shpreh se “Nëse nuk dalin prej Munbixhit ne edhe amerikanëve iu drejtohemi se “I nxjerrim edhe me mundësitë tona”.

Në lidhje me shpërblimin në para për kapjen e Adil Öksüz, Çavuşoğlu tha se “Është e nevojshme që t’i gjejmë tradhtarët në mënyrë që lufta jonë të arrijë me sukses drejt synimit. Natyrisht, nuk është e qartë nëse ka ikur ose jo jashtë vendit. Nuk ka një informacion të tillë”.

Artikulli paraprak"Mbusha telefonin, na bëni hallall" (FOTO)
Artikulli vijuesBozdağ: Çfarë është Osama Bin Laden për SHBA-të edhe Fetullah Gylen është për Turqinë