Fshini nga lista e miqve ata që fyejnë vlerat në të cilat besoni

Të dashur miq në fb, besoj se tashmë e keni të qartë se personat që u provokojnë dhe ua fyejnë vlerat në të cilat besoni, më së miri është t’i fshini nga listat e miqve. Edhe mediet që bëjnë të njëjtën gjë, më së miri bëni nëse nuk i lexoni/klikoni fare. Pse? Sepse ata e kanë agjendë të na provokojnë e të na fyejnë. Ndërsa, ne nuk duhet t’ua kthejmë fyerjet, sepse nëse ua kthejmë, rrezikojmë të dukemi si ata. E nuk duhet të dukemi si ata! Prandaj, më së miri është ta shmangim komunikimin me provokatorët. Le të mbajë secili bindjet e veta, pasi edhe ashtu secili e bartë përgjegjësinë e vet. Ashtu edhe do të shihej kush e përbën shumicën e kush është pakicë!

Milazim Krasniqi

Artikulli paraprakNdriçim Ferko, studenti shqiptar që u përball me grushtshtetasit në Stamboll: ja ç’më panë sytë tek ura e Bosforit
Artikulli vijuesArabë festojnë dështimin e puçit ushtarak në Turqi