
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se FSK-ja qysh tash është e gatshme të shndërrohet në ushtri të vendit.
Berisha tha se krejt çfarë po presin janë kushtet ligjore e kushtetuese për këtë transformim, pasi gjithçka tjetër është plotësuar.
Ai, në ditën e Forcës, shtoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm FSK-në.