Efektivët e Rojës Bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 15 klandestinë, ndërkohë ata thanë se kanë gjetur trupat e pajetë të 18 klandestinëve të tjerë
AYDIN (AA) – Si pasojë e fundosjes së një varke e cila transportonte klandestinë, 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e Rojës Bregdetare të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra varka me klandestinë në bord të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht drejt Greqisë është fundosur pasi është fundosur në ujerat e Mavishehirit. Ndërkohë theksohet se menjëherë pas marrjes së informacionit Roja Bregdetare ka dërguar drejt vendngjarjes 3 botë dhe një helikopter.
Efektivët e Rojës Bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 15 klandestinë, ndërkohë ata thanë se kanë gjetur trupat e pajetë të 18 klandestinëve të tjerë.
Burimet thonë se ekipet e Rojës Bregdetare janë duke vazhduar operacionin e kërkim shpëtimit për persona të tjerë që mendohet që janë të humbur.
Ngjarja e fundit me pasojë vdekjen në detin Egje ndodhi më 8 shkurt ku si pasojë e fundosjes së një varke në gjirin e Edremitit 27 persona humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë u shpëtuan.