
Funta britanike është përmirësuar të mërkurën pas minimumit tetë ditor, pasi që edhe zyrtarisht ka nisur procedura për ndarjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Valuta britanike gjatë ditës së sotme së tregtimit ka shënuar ngritje dhe rënie kundrejt dollarit, kur Mbretëria e Bashkuar edhe formalisht nisi nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian pas 44 vjetësh të anëtarësimit në këtë bllok.