Sipas Indeksit Global të Fuqisë Ushtarake (Global Firepower Index) për vitin 2016, ushtria shqiptare zë vendin e 100-të me 2.5331 pikë mes 126 vendeve të botës, për të cilat është llogaritur ky indeks.
Renditja vlerëson ushtritë e botës dhe faktorët që drejtpërdrejt ose tërthorazi, ndikojnë në fuqinë ushtarake të vendit.
Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.
Në veçanti: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë, por Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.
Në top-10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.
Në Ballkan, pas Turqisë që është e dhjeta në botë, ushtrinë më të fuqishme e ka Rumania (1.3746 pikë, e 56-ta në botë), në vendin e dytë në Ballkan është Greqia (1.4853 pikë, vendi i 60 në botë), pastaj vijnë Kroacia (1.5042 pikë , e 62-ta në botë), Bullgaria (1.6721 pikë, e 67-ta në botë), Serbia (e 70-ta në botë me 1.6944 pikë), Bosnja dhe Hercegovina (e 89-ta në botë me 2.2811pikë) dhe Shqipëria (e 100-ta në botë më 2.5331pikë). Në Indeks nuk janë përfshirë Mali i Zi dhe Kosova./Dita/