FUSHATË SENSIBILIZUESE APO PROPAGANDË?

Familja, sipas të gjitha kuptimeve, përbëhet nga prindër; burrë e grua dhe fëmijët si fryti i kësaj lidhjeje (me përjashtim të pamundësisë). Fëmijët lindin nga një mashkull dhe një femër që kanë një plan të përbashkët, pra nga një çift që duhen dhe mendojnë se martesa është kurorëzimi i dashurisë së tyre. Kultura laike, dhe njëkohësisht hipokrite, e ka zhdukur institucionin e familjes duke zhdukur kështu edhe vlerën sociale të dashurisë mes një mashkulli dhe një femre. Kjo vlerë po shkatërrohet dhe po venitet nga principet tona si një vend me kulturë dhe traditë shumë fetare, por me shumicë të konsiderueshme muslimane. Po hidhet poshtë një traditë e tërë duke lënë të nënkuptuar se emancipimi i vërtetë është prishja e kësaj bërthame shoqërore duke përshpejtuar një proces legjislativ të papjekur akoma…

Shkruan: Nada Dosti

Për të kuptuar më mirë fenomenet që ndodhin rreth nesh dhe më konkretisht politikat e ndryshme është e nevojshme të ndalemi e të mendojmë për faktorët që kanë rol në këto politika.

Duhet të shkojmë përtej një analize të thjeshtë të asaj që na serviret, duke bërë një analizë më të detajuar, në  mënyrë që të kuptojmë ato mekanizma të komunikimit që shërbejnë për të përçuar një mesazh sensibilizues të mirëfilltë dhe ato që shërbjenë thjeshtë si propagandë.

UN Women Albania ka publikuar një video, pjesë e një fushate sensibilizuese kundër dhunë sa ndaj grave, me titull“Religious Youth Against Gender Based Violence”,(të rinjtë fetarë kundër dhunës gjinore),ku katër meshkuj thonë fjalën e tyre në lidhje me qëndrimin që mbajnë ndaj respektit për femrën dhe familjen nga këndvështrimi i tyre si besimtarë.

Hapja e videos bëhet me shfaqjen në skenë të katër djemve; një ortodoks, një katolik, një musliman dhe më pas një bektashi (sa e saktë dhe e drejtë është kjo lloj renditje? ).Aktorët janë të gjithë djem ndërmjet moshës 18 dhe 30 vjeç, me përjashtim të zotërisë musliman i cili duket qartë se i ka kaluar të 30-tat. A është ky një mesazh i hollë i mirë menduar apo një zgjedhje e rastësishme?

Ndër të tjera në mesazhin e spotit në fjalë thuhet edhe se“Familja është e shenjtë”.Por cila familje? Ajo që vetë politikat e OKB-së po e shtyjnë qeverinë shqiptare të ndërmarrë masa për shkatërrimin e familjes duke promovuar ligje anti-familje?

Familja, sipas të gjitha kuptimeve, përbëhet nga prindër; burrë e grua dhe fëmijët si fryti i kësaj lidhjeje (me përjashtim të pamundësisë). Fëmijët lindin nga një mashkull dhe një femër që kanë një plan të përbashkët, pra nga një çift që duhen dhe mendojnë se martesa është kurorëzimi i dashurisë së tyre. Kultura laike, dhe njëkohësisht hipokrite, e ka zhdukur institucionin e familjes duke zhdukur kështu edhe vlerën sociale të dashurisë mes një mashkulli dhe një femre. Kjo vlerë po shkatërrohet dhe po venitet nga principet tona si një vend me kulturë dhe traditë shumë fetare, por me shumicë të konsiderueshme muslimane. Po hidhet poshtë një traditë e tërë duke lënë të nënkuptuar se emancipimi i vërtetë është prishja e kësaj bërthame shoqërore duke përshpejtuar një proces legjislativ të papjekur akoma.

Dëshironi të bëni një fushatë sensibilizuese siç duhet? Nisjani nga një spot promovues të vlerave familjare. Merrni një grua dhe një burrë, njerëz normal, ose akoma më mirë njerëz nga komunitete të margjinalizuara nga etni apo minoritete të ndryshme.  Krijoni një skenar ku ky çift të planifikojë për fëmijë dhe që falë politikave shtetërore përkrahëse ndaj mëmësisë femra arrin të ruaj vendin e punës, nuk duhet të zgjedh mes karrierës apo fëmijës por të jetë në gjendje t’u përkushtohet të dyjave. Kështu do të keni promovuar jo vetëm portretizim pozitiv të një grupi të caktuar, por do të keni promovuar pak më shumë respekt për gratë në vendet e tyre të punës që diskriminohen për shkak të mëmësisë (sipas parimit që nënat me fëmijë janë vetëm barrë dhe nuk mund të konkurrojnë kurrë me meshkujt që s’kanë përgjegjësi të tilla familjare), meqenëse trumbetoni lartë e poshtë për barazi gjinore.

Është aq e theksuar mungesa e vëmendjes për gratë që punojnë dhe dëshirojnë të kenë fëmijë, por akoma më e dhimbshme janë politikat qeveritare dhe sociale që nuk kuptojnë rëndësinë e një familje që mundëson lindshmërinë. Mos u ankoni pastaj për plakje të popullsisë dhe për rënie të natalitetit. As mos guxoni që të merrni për shembull Danimarkën apo Suedinë ku lindshmëria është më e lartë sepse atje ka bonuse dhe përkrahje financiare si dhe shpërblime për lindjet. As nuk mundeni t’i merrni për shembull sepse ata kanë tjera politika pro familjes, tjetër kulturë./gazetaere.com/


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Artikulli paraprakVula e sulltanit dhe njolla e mllefit
Artikulli vijuesIsh-kryeministri libanez e akuzon Iranin për një operacion për shkatërrimin e shoqërive arabe