Zvarriten procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Tophanë të Çairit. Në mungesë të xhamisë, banorët e kësaj lagje detyrojnë të udhëtojnë me kilometra për të kryer obligimin fetar. Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e BFI-së dhe Komunës së Çairit.
“Të them të drejtën nuk besoj, premtime ka mjaft por të paktën deri më tani duhet dicka të ishte bërë por nuk ka asgjë. Njëherë na thanë mbas Ramazanit vitin e kaluar por s’ka asgjë. Namazin e falim tek kjo Xhamia këtu afër në një dhomë. Nuk na zë, shumica falen jashtë”
“Xhaminë ka dy vite që e kanë filluar ta bëjnë se asgjë nuk ka. Janë duke na gënjyer. U bë si tepër kjo punë, shkojmë falemi te kjo Baraka, ajo dhe nuk ka kushte për Xhami. Duhet ose t’i hypim autobusit të shkojmë të falemi ose në këmbë, këto po na gënjejnë. Nuk kemi besim, e kemi humbur besimin krejt, kujt do I besosh? Si në Bashkësinë Islame, si nëpër partitë shqiptare, besim nuk kemi”
“Kush nuk ka dëshirë që të ketë një xhami më afër vendbanimit të vet, shtëpi të Zotit kush nuk ka qef të ketë afër . Për momentin falem në Caircanka në xhamin Jahja Pasha, është larg, duhet të dal një orë para që të zë vend të falem”
“Kjo nuk do të ndërtohet asnjëherë, që kur kanë thënë, deri tani do kishte përfunduar 3:50 Nevoja ekziston që moti jo tani, por kot po presim xhami këtu. Për momentin falemi nëpër të gjithë Xhamitë e Shkupit”
Nga BFI sot nuk deshën të flasin për zvarritjen e punimeve, me arsyetimin se kreu i këtij Institucioni Sulejman Rexhepi është në udhëtim zyrtar. Ky i fundit në maj të këtij viti kishte thënë se në qershor fillojnë punimet.
“Maksimumi mund të jetë një muaj, tani në ramazan jo, por pas ramazanit të startojë dhe vjen ndërmarrja ndërtimore që atje për të filluar punën”, pati deklaruar Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, më 5 qershor të këtij viti.
Por edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti, në dhjetor të vitit të kaluar kishte deklaruar se punimet do të fillojnë në muajin mars.
“Mendoj se në tre muajt e ardhshëm mund të ketë edhe gurrë themelin e xhamisë së re”, deklaroi Mexhiti në dhjetor të vitit të kaluar.
Xhamia, sipas planit do të jetë me katër minare dhe përveç faltores do të përfshijë edhe një qendër edukativo-shkencore, amfiteatër dhe hapësirë për lexim, për studentët e teologjisë./alsat-m