Këto janë disa nga gabimet drejtshkrimore të akademikut që ka vënë re studiuesi i gjuhës Shqipe Ilmi Rexhepi:
Nga letra e akademikut Mehmet Kraja
“Kosova është shumë e vogël, për t’iu krijuar hapësirë përjashtimeve të këtilla”
“për t’iu krijuar hapësirë përjashtimeve”, duhet “për t’u krijuar hapësirë përjashtimeve”.
Sikurse vetë letra, kjo “i” -ja nuk i adresohet askujt, është e kotë, e tepërt!
“Ata thjeshtë i nënshtrohen një frike që vjen prej jush…”
Mbiemri “i thjeshtë” ka “ë”, por nuk ka “ë” ndajfolja “thjesht”.
Një akademiku nuk i falet të ngatërrojë ndajfoljet me mbiemrat, siç nuk i falet t’u atribuojë njerëzve gjëra që nuk u përkasin.
“A keni menduar, pra, pse njerëzit u dashkan të ndjejnë frikë…”
“të ndjejnë”, duhet “të ndiejnë”.
“të ndjesh” i bie “të falësh, të mëshirosh”, kurse “të ndiesh” i bie “të kapësh me shqisa”, por, nga ajo çfarë ka “përshkruar”, akademiku duket se nuk rron mes nesh dhe është bërë jo “për ta ndier”, po vërtet “për ta ndjerë”!
Ilmi Rexhepi