Gjatë sulmeve ajrore në qytetin Manbij në veri të Sirisë, janë vrarë së paku 200 civilë, njoftojnë aktivistët sirianë, duke shënuar kështu në një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura në konflikin civil 5-vjeçar.
Sulmet janë kryer nga forcat e koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequra nga SHBA-të dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.
SHBA-të kanë deklaruar se do të kryejnë një hetim për këtë rast.
Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nënvizojnë se avionët e koalicionit ndërkombëtar kanë shkatërruar yërësisht një fshat në veri të qytetit Manbija, në krahinën Halep të Sirisë
Banorët e vendbanimit Tojar kanë qenë dëshmitarë të skenave të llahtarshme të masakrës në të cilën humbën jetën 212 persona. Numri i të vrarëve vjen dhe rritet”, ka thënë Hasan Al-Nifi, nga komisioni i qytetit Manbija.
Ndërkohë, koalicioni ndërkombëtar ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se:
“Mund të konfirmojmë informacionin se forcat e koalicionit kanë kryer sulme ajrore në afërsi të qytetit sirian Manbija. Jemi të vetëdijshëm për raportimet mbi viktimat civile. Do të verifikojmë të gjitha raportimet mbi incidentin. Nëse raportimet mbi këtë incident dalin të sakta, do të ndërmarrim masat e duhura”.
Që nga muaji maj, forcat ndërkombëtare të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të, ofrojnë mbështetje për forcat kurde në afërsi të Manbijas. Kurdët synojnë të marrin nën kontroll qytetin strategjik i cili ndodhet në kufi me Turqinë, nga forcat e grupit ISIL.
Forcat amerikane edhe më herët kanë qenë shënjestër e e kritikave të ashpra, për shkak se nuk kanë bërë sa duhet për t’ju shmangur viktimave civile. Rezultatet e hetimeve të cilat janë kryer nga ushtria amerikane shpesh janë në kundërshtim me ato të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Koalicioni thekson se sulmet ajrore janë shumë precize, por duket se ata nuk janë shumë të sigurtë në lidhje me atë se çfarë në fakt po ndodhë në terren. Fatkeqësisht, civilët po vriten gjatë luftimeve kundër ISIL-it. Mendoj se mbi 1 mijë 400 civilë janë vrarë dy vitet e fundit gjatë sulmeve ajrore, ndërkohë që forcat e koalicionit konsiderojnë se janë vrarë vetëm 41 civilë”, thotë Chris Ëoods, gazetar. /tesheshi.com/