Shtyhet ekstradimi për Abu Hamza

Autoritetet amerikane kanë akuzuar Abu Hamzain për plane për të ngritur një kamp stërvitjeje terroristësh në shtetin Oregon.

Një gjykatë britanike shtyu ekstradimin e të akuzuarit terrorist Abu Hamza në Shtetet e Bashkuara, pasi ai paraqiti një apelim të ri.

Gjykata ka në plan të mbajë një seancë të plotë të martën e ardhshme por nuk tha se mbi çfarë bazash janë tërhequr urdhërat e ekstradimit për Abu Hamza dhe një tjetër të dyshuar terrist, Khaled Al-Fawwaz.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të hënën se Abu Hamza dhe katër të tjerë mund të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet amerikane kanë akuzuar Abu Hamzain për plane për të ngritur një kamp stërvitjeje terroristësh në shtetin amerikan Oregon dhe se ka ndihmuar al-Kaidën për të kapur pengje në Jemen.
Egjiptian i lindur Abu Hamza humbi një sy dhe të dy duart duke luftuar forcat sovjetike në Afganistan në vitin 1980. Ai gjithashtu kryesoi një xhami në Londër dhe u burgos në Britani për inkurajimin e muslimanëve të rinj për të nisur një luftë të shenjtë kundër jobesimtarëve.

Artikulli paraprakTurqi – mësimet fetare në shkolla
Artikulli vijuesBOTËKUPTIMI I MBROJTJES KOMBËTARE TË GREEQISË