Nëse jeni duke kërkuar të blini një telefon të ri, atëherë duhet të prisni edhe pak muaj, pasi raportohet se Samsung Galaxy S7 do të jetë më i lirë sesa Galaxy S6.
Pajisja e re e Samsungut pritet të lansohet në fillim të vitit 2016 dhe raportohet se do të jetë më i lirë sesa paraardhësi i tij.
Derisa modeli me 32 gigabajt i Galaxy S6 kushton 850 euro, telefoni i ri Galaxy S7 pritet të jetë 10 për qind më i lirë.
Ulja e çmimit të S7 nuk duket se do të rivalizojë iPhone 6S, por pritet të jetë më i fuqishëm sesa pajisjet e fundit të Samsungut./Koha