Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata dhe nënkryetari i Vetëvendosjes ka hedhur gaz lotsjellës.