EGJIPTI DËNON ME VDEKJE 4 PERSONA

Një gjykatë egjiptiane dënoi me vdekje 14 persona pasi i shpalli fajtorë lidhur me sulmet e viti të kaluar në një stacion policor dhe një bankë në gadishullin Sinai.

Gjykata në Ismajlia tha se burrat patën vrarë pesë policë në qytetin verior të Sinait-Al Arish.

Një civil ishte vrarë të njejtën ditë në një bankë në Sinai – raporton Rel.

Gjykata tha se personat e dënuar ishin anëtarë të Tavid Val Xhihad-një grupi radikal islamist.

Sulmet e qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar patën ndodhur në kohën e mungesës së sundimit të ligjit si pasojë e ngjarjeve që çuan në dëbimin nga pushteti të presidentit të atëkohshëm, Hosni Mubarak.

Vendimet vijnë në kohën e përshkallëzimit të dhunës në gadishullin Sinai, ku më herët gjatë këtij muaji u vranë 16 rojëtarë të kufirit.kohaislame

Artikulli paraprakTURQI – LIROHET DEPUTETI I RRËMBYER NGA TERRORISTËT
Artikulli vijuesAVIONI QË ARRIN 6500 KM/H