Vdes azilkërkuesi pakistanez

Në sulmin ndaj tre azilkërkuesve të cilët ishin duke pritur në Idomeni të Greqisë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, njëri humbi jetën ndërsa 2 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve disa persona sulmuan azilkërkuesit në orët e mëngjesit në një pikë karburanti në afërsi të kalimit kufitar Evzonoi, duke i goditur me thikë tre azilkërkuesit. Pasi u kanë marrë 400 euro dhe një telefon celular sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë sulm jetën e humbi një azilkërkues pakistanez, ndërsë 2 të tjerë u plagosën ndër të cilët njëri është në gjendje të rëndë.

Njoftohet se policia ka arrestuar disa persona në lidhje me incidentin.

Artikulli paraprakMinistrja e brendëshme austriake, ‘’Zona Shengen e rezikuar’’
Artikulli vijuesSllovenia do t`i ndihmoje Maqedonisë në lidhje me refugjatët