Hussam Udvan nga Gaza, përmes tabelave që i punon nga kërcejt e grurit, përpiqet edhe ta ushtrojë artin, edhe ta sigurojë jetesën, raporton Anadolu Agency (AA).
Udvan, i cili e shfrytëzon si punëtori njërën nga dhomat e shtëpisë së tij që gjendet në qytetin Refah në Rripin e Gazës, format e kopjuara i mbulon me kërcej të grurit.
Ndonjëherë, Udvan ajetet e Kur’anit ose ndonjë pikturë e përdorë si temë kryesore të punimeve të tij. Mbi format e tabelave ai shtrinë kërcejt e copëtuar të grurit të cilët i zgjedh me kujdes.
Duke theksuar se i është qasur me zemër kësaj pune që nga fëmijëria, Udvan tha se në fillim punonte me motive të kufizuara, ndërsa me kalimin e kohës ka përdorur si dizajn çdo subjekt që i ka pëlqyer.