Për shkak se Izraeli ka hapur puse uji në kufi me Rripin e Gazës, kjo e fundit gjendet përballë problemit të ujit të pijshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mungesa e ujit në Gaza është një problem në rritje dhe situata është shumë alarmante. Gërmimet e burimeve ujore në zonën kufitare nga autoritetet izraelite kanë thelluar edhe më tej krizën aktuale të mungesës së ujit në Gaza,” tha Jasir es-Shanti, Kreu i Drejtorisë për administrimin e ujërave në Gaza gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Duke theksuar se 85 për qind e ujit ekzistues të pijshëm në Gaza përmban sasi të konsiderueshme më të larta të klorit dhe nitrat mbi kufirin e përcaktuara nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Shanti tha se është urgjente për të hequr bllokadën izraelite dhe pushtimin e Gazës për të fituar qasje në procesin e rindërtimit të infrastrukturës së dëmtuar të ujit në atë rajon.
Izraeli mban Gazën nën rrethim që nga viti 2006, kur në rajonin palestinez erdhi në pushtet Hamasi. Për shkak të kësaj bllokade në vend ka mungesë të ujit të pijshëm, është shkatërruar infrastruktura gjatë sulmeve të Izraelit, varfëria dhe problemet e tjera kanë goditur më së shumti banorët e Gazës.