Ish-punonjësit e administratës qeveritare në Gazë, protestuan për shkak të mos marrjes së pagave
GAZË (AA) – Ish-punonjësit e administratës qeveritare në Gazë, protestuan për shkak të mos marrjes së pagave, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra punonjës të tubuar para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në Gazë kërkuan pagat e tyre. Demonstruesit të cilët mbanin pankarta në të cilat shkruante “Ku është drejtësia?”, “Paga e drejta ime”, i bënë thirrje qeverisë palestineze për pajtim që të eliminohet viktimizimi i tyre.