Ish-Islamofobi Dorn do të prodhojë një film rreth Profetit

Ish-Islamofobi danez Arnoud Van Dorn ka shpalosur planet e tij për të prodhuar një film ndërkombëtar rreth Profetit Muhamed (Paqja e Allahut qoftë mbi të) dhe Islamit.

Dorn, i cili është konvertuar në fenë Islame kohë më parë, tha se ai do t’ia kushtojë tërë jetën e tij shpërndarjes së mesazhit të vërtetë për Islamin dhe Profetin e Mëshirës duke promovuar një film për tërë botën, ka njoftuar agjensioni ditor arab Okaz. “Nuk do të kursej asnjë mundësi për ti mbrojtur të drejtat e muslimanëve në të gjitha shtetet Evropiane dhe gjithashtu për ti shërbyer Islamit dhe pasuesve të tij në tërë botën. Do ta jap mundin maksimal që ta ndreq dëmin që ia kam shkaktuar muslimanëve dhe Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të) përmes filmit “Fitnah”,” tha ai. Dorn, njëri nga ish-liderët e partisë politike të ekstremit-të-djathtë “Gert Wilders”, të shtunën vizitoi xhaminë e Profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në Medine për tu falur dhe për të kërkuar falje që ishte pjesë e filmit ofendues. Dorn ishte nga liderët e Partisë së Lirisë të cilët prodhuan filmin “Fitnah”. Pasi që vizitoi xhaminë e Profetit, të dielen ai arriti në Mekke dhe kreu një ‘umre. Sheikh Abdurrahman Es-Sudajs, udhëheqësi i Presidencës për Çështjen e dy Xhamive të Shenjta, dhe zyrtarë tjerë të Presidencës e mirëpritën atë.

Në intervistën e tij, Dorn tha se ai është penduar që ka qenë pjesë e këtij filmi ofendues. “Megjithatë, tashmë ky është një kapitull i mbyllur dhe as që dua të përkujtoj atë. Filmi i cili ngjalli reagime të shumta ishte një hap totalisht i gabuar nga ana jonë duke qenë se përmban shumë devijime dhe informata jo të sakta që s’kanë të bëjnë asgjë me këtë religjion të shenjtë dhe me profetin e tij (Paqja e Allahut qoftë mbi të),” tha ai, duke shtuar se ai dëshiron të bëjë një punë përmirësuese për të minimizuar dëmin që ka shkaktuar “Fitnah”. Dorn tha se ka vendosur që, në bashkëpunim me kompaninë me bazë në Toronto “CDA”, të prodhojë një film ndërkombëtar i cili ka synim largimin e dyshimeve rreth Islamit dhe Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të). “Do ta përdorë tërë përvojën time për ta prodhuar një film tjetër, i cili do të flasë për pamjen e vërtetë të Islamit dhe të gjitha veçoritë e personalitetit të Pejgamberit (Paqja e Allahut qoftë mbi të) e gjithashtu edhe për vlerat e çmueshme të tij.”

Dorn është penduar për përfshirjen e tij në këtë film ofendues. “Isha i pafat që nuk bëra ndonjë përpjekje për ta kuptuar se çfarë në të vërtetë është Islami dhe kush është Pejgamberi (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të) para se të besoja në këtë fushatë dezinformimi e cila është lansuar nga forcat anti-Islame. Kur fillova ta kuptojë që Islami nuk ishte ky, vendosa që të studiojë për religjionin e kjo ishte ajo që më bëri të konvertohem,” tha ai. “Tani, unë me të vërtetë po kënaqem me bukurinë e Islamit dhe jam jashtzakonisht i kënaqur në bekimin e madh nga Allahu që më udhëzoi në rrugën e Tij. Është një përvojë e papërshkrueshme për mua,” tha ai duke shtuar se kolegët e tij që kishte në Partinë e Lirisë janë mërzitur shumë me pranimin e tij të Islamit, i cili është ende një gjë e urryer për ta. Partia ka qëndrim kundërshtues ndaj Islamit dhe po zgjerohet edhe në Evropë. Disa prej tyre tani më konsiderojnë mua tradhtar.”

Dorn ka një mesazh për ata të cilët kundërshtojnë konvertimin e tij në Islam: “T’u tregoj atyre se ky është një vendim imi personal dhe unë shoh një jetë të re në Islam prej së cilës assesi nuk dua të heqë dorë. Më ka rastisur to shoh shumë komente në faqet e rrjeteve sociale të cilat shfaqin armiqësi dhe urrejtje ndaj meje,” thotë ai, duke shtuar se të gjitha këto kanë buruar nga injoranca, mospërfillja dhe antipatia ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Ai gjithashtu falenderon të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur atë apo e kanë kundërshtuar për të filluar një jetë të re si musliman. Sa i përket vizitës së tij në tokën e shenjtë, Dorn tha: “Sikur dikush të më kishte thënë më herët se unë do të vizitoja tokat e shenjta këtu do ta quaja atë të çmendur. Mirëpo kjo që ndodhi tani është realizimi i një ëndërre dhe ende është e pabesueshme për mua që po qëndroj në qytetin e shenjtë i cili e priti Profetin (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të).” Ai vazhdoi: “Nuk munda të kontrollojë ndjenjat e mia kur qëndrova para varrit të pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe Rawdit Fisnik (kopshtit), afër mimberit të cilin e përdori Pejgamberi (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të). Kur u fala në Rawdin Fisnik, sytë e mi ishin të mbushur me lot sepse kisha një ndjenjë që jam në një pjesë të Xhennetit.”

Dorn tha se ishte mahnitur me intensitetin e dashurisë dhe simpatisë që kishin muslimanët ndaj Profetit të tyre (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të). “Gjithashtu kam vërejtur intensitetin e urrejtjes që kanë disa nga Perëndimorët ndaj Islamit dhe Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe kjo qartas është e bazuar në injorancë dhe paragjykim. “Kështu që, unë kam vendosur të bëjë përpjekje të riparoj dëmet që janë shkaktuar nga filmi ofendues, i cili është prodhuar nga një motiv i mëtutjeshëm për të krijuar një rebelim në mes të muslimanëve dhe jo-muslimanëve,” tha ai, duke shtuar se ka bërë një betim para varrit të Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të) se do të bëjë përpjekjen më të madhe për të shpërndarë mesazhin e tij (Profetit) të vërtetë dhe vlerat e tij të larta të cilat janë ndihmëse në përhapjen e paqes dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve në botën mbarë. Duke e falenderuar CDA-në për prezantimin e Islamit atij, Dorn i shpalosi planet e tij që të bashkëpunojë me degën e tyre të dawetit (thirrjes Islame), e cila përbëhet nga shumë prej thirrësve dhe dijetarëve të mirënjohur të Islamit.

Burimi: KEP.ORG.SA

Përktheu dhe përshtati:
Hekuran Helshani/kohaislame.com

Artikulli paraprakKazakistan: SHBA të mbetet e involvuar në Afganistan
Artikulli vijuesIsh-Islamofobi Dorn do të prodhojë një film rreth Profetit