Gazeta ruse: Beogradi po kapitullon ndaj Kosovës

Platforma për Kosovën e qeverisë së re të Serbisë do të dërgojë në “kapitullimin e pakushtëzuar të Serbisë para perëndimit, i cili nënkupton pajtueshmëri të Beogradit që krahina e shkëputur të pranohet në OKB si shtet i pavarur”.

Duke cituar burime të afërta me Kremlinin, gazeta shkruante se “Serbia formalisht nuk do ta pranojë pavarësinë”, por në qarqet diplomatike ruse pohojnë që një kapitullim i këtillë do t’i detyronte shumicën e anëtarëve të OKB-së, të cilët deri më tani nuk e kanë pranuar Kosovës, ta rishqyrtojnë politikën e tyre në këtë aspekt.

Kjo gazetë ka cituar një burim anonim nga Ministria e Jashtme e Rusisë, i cili ka thënë se diplomatë nga Moska nuk kanë arritur ta bindin Beogradin që për Serbinë është më e volitshme që ta lënë Kosovën si një “konflikt të ngrirë”, për ta rihapur sa herë që do të duan interesat kombëtarë.

Kremlini i ka kërkuar Beogradit gjithashtu që të mos bjerë pre e premtimeve të vagullta të SHBA-ve dhe Europës për anëtarësim në BE, në këmbim të njohjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, qeveria në Beograd, për publikun serb do të përgatisë argumente të modelit të dy Gjermanive, që ndonëse nuk e njihnin njëra-tjetrën, përfaqësoheshin të dyja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si shtete sovrane./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPolicia e Vlorës sekuestron gati 1,1 ton marijuanë
Artikulli vijuesHysen Sherifi dënohet për komplote të reja