Gazetari i njohur serb bëhet mysliman (Video)

Gazetari i njohur sportiv serb, Marjan Mijajlovic, është bërë mysliman.
Ai është konvertuar nga feja ortodokse në atë islame në një xhami në Bazel të Zvicrës, njofton Klan Kosova.
Si dëshmi për këtë është shfaqur videoja në faqen e Facebook-ut: “Muslimani Bosne i Hercegovine”.

Mijajlovic e ka thënë kelime-shehadetin, kurse emri i tij prej tash e tutje do të jetë Mustafa.
Vitin e kaluar atij i kishte vdekur babai, gjë që kishte ndikuar në të për t’u larguar nga ekrani televiziv.
Ai ka lindur në Tuzla, kurse në vitin 1992 ka kaluar në Beograd. Në 2009 është kthyer në Sarajevë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=828654510602749&id=433309053470632&_rdr

Artikulli paraprakJa si përkujtohet masakra e Srebrenicës në Sarajevë
Artikulli vijuesRrëfim nga Srebrenica: 13 ditë kaloi në pyll, e rrethuar me të vdekur, të plagosur, pa ujë e pa ushqim