Gazetari Muhamed Zekiri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Izet Mexhitit, i cili theksoi se BDI proteston vetëm për interesat e shqiptarëve.
“Athua nuk qenka interes shqiptar te protestosh dhe kerkosh kriminelet qe kane vjedhur, kane vrare dhe kane mare ne qaf jeta njerezish te marin denimin e merituar?
Athua nuk qenka interes shqiptar te shkojne ne burg kriminelet qe kane vjedhur dhe keqeperdorur parat edhe te qytetareve shqiptare?
Athua nuk qenka interes shqiptar Gruevski dhe kompania e tyre te perfundoj aty ku e ka vendin?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohej per rastin e montuar MONSTRA?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohet per rastin e montuar te SOPOTIT?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohet kur rriheshin femijet shqiptar neper autobusa?
Athua nuk ishe interes shqiptar te protestohej kur digjesin pronat e shqiptareve ne Gjorce Petrov?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohej kur arrestoheshin dhe denoheshin me nga 3 vjet burg shqiptaret qe kane thyer dy tre dritare?
Keni shume mekate o Ju “PATRIOTA”qe thirreni ne legjitimitetin e popullit!!!”, deklaroi Zekiri. (INA)