Gazetari që gjysmë viti u ‘maskua’ si xhihadist, dhe zbuloi planet e tyre (Foto/Video)

Televizioni francez Canal + ka publikuar një dokumentar, i cili është regjistruar nga një gazetar i cili është infiltruar në radhët e terroristëve të ISIS, të cilët po planifikonin sulme në Francë. Regjistrimet janë bërë në periudhën nga mesi i vitit 2014 deri në janar 2015.

Gazetari francez, i cili e paraqet veten si Said Ramzi, kaloi një gjysmë viti në radhët e Shtetit Islamik dhe regjistroi shumë angazhime dhe plane të kësaj organizate terroriste. Ai zbuloi xhihadistët kryesorë dhe zbuloi njësinë e cila vetën e quan “Luftëtarët e Allahut”.

Gazetari pretendon se ishte i infiltruar në grupin terrorist, të cilët po planifikonin sulme në Francë. Regjistrimet janë bërë në periudhën nga mesi i vitit 2014 deri në janar 2015.

Filmi ndjek një grup prej 10 anëtarëve të ISIS që vetën e quajnë “Ushtarët e Allahut”. Ky grup udhëhiqet nga Osama, një djalë 20-vjeçar, i cili ishte dëbuar më parë nga ushtria franceze.

Sipas dokumentarit, Osama ishte një Satanist para se t’i bashkohej Islamit radikal. Për përpjekjet e tij për t’iu bashkuar grupit të ISIS, ai kishte vuajtur pesë muaj burg në Francë. Pas lirimit të tij nga burgu ai themeloi njësitin “Ushtarët e Allahut”.

Në film janë paraqitur pjesë të intervistës me xhihadistët e grupit të Osama, ku ai shpjegon se si “qindra francezë duhet të vdesin” dhe “si duhet të merren nën kontroll bazat ushtarake”.

Gazetari kujton një bisedë, se si ishte propozuar që të rrëzohej me raketa të vogla një aeroplan pasagjerësh. Ndërsa po flisnin, Osama ka theksuar aeroplani do të mund të rrëzohej në aeroportin në verilindje të Parisit, dhe se një sulm i tillë sipas tij do të “traumatizonte Francën për 100 vitet e ardhshme”.

Gazetari francez thotë se me “Ushtarët e Allahut” u takua në Facebook.

Një pjesë e filmit tregon se si xhihadistët rekrutojnë njerëz të rinj. Gazetari, Osama është i bindur se ata janë të gatshëm të kryejnë sulme vetëvrasëse, që të shkojnë në qiell, dhe se atje lartë janë duke i pritur gratë e tyre të hipura mbi kuaj me krahë të zbukuruar me ari dhe rubin. /lajmi.net

https://www.youtube.com/watch?v=oHDJLGTpQpc

Artikulli paraprakBusti i Adem Jasharit, “përkrah” atij të Kemajl Ataturkut (Foto)
Artikulli vijuesOrganizata terroriste fantazmë trazon Gjyqësorin Kosovar