Germanwings, BE-ja i kërkoi Gjermanisë më tepër kontrolle

Agjencia e BE-së për sigurinë ajrore (Easa) kishte shprehur që përpara disa vjetësh shqetësime lidhur me dobësinë e kontrolleve – edhe mjekësore – nga ana e autoriteteve gjermane ndaj aeroplanëve kombëtarë të Germanwings.
 
Në nëntor Agjencia i kërkoi formalisht Berlinit që të merrte masa. Kjo del nga një artikull i Wall Street Journal online, që është konfirmuar edhe nga Easa, lidhur me sigurinë e fluturimeve të kompanisë low cost.
 
Fluturimi Barcelonë-Duseldorf i kompanisë u rrëzua më 24 mars, pasi ndihmëspiloti i Airbus, 27-vjeçari Andreas Lubitz, e mbylli jashtë kabinës pilotin dhe u përplas qëllimisht me një mal.
Artikulli paraprakAksident në Tiranë, automjeti i merr jetën kalimtares
Artikulli vijuesTifozi tap në stadium