Gëzim Kelmendi mbi debatin Kosovë – Shqipëri : “Heshtni”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ka qenë kritikues i ashpër mbi këtë debat të hapur, duke e quajtur kurth të Serbisë.

Ky është statusi i plotë i tij: “Heshtni more se na bëtë horë!
Si nuk ju vie turp që kaq shumë fyeni dhe sulmoni njëri tjetrin, ju këndej në Kosovë dhe ata andej në Shqipëri.

Përsëri Serbia ju futi në grackë dhe ju tash duke shitur patriotizëm “falso” na bëtë horë.
Jemi një komb i ndarë në dy shtete, por shumë çudi se si po ju pëlqen kjo ndarje.
Shqiptarë jemi, dhe kushdo që tenton të na ndajë, e ka fundosur vetën në greminën e turpit dhe pafytyrësisë.” – ka shkruar deputeti Gëzim Kelmendi

Artikulli paraprakShamia e kampiones në Turqi shkakton debat
Artikulli vijuesSali Mekaj jep dorëheqje nga kryetari i Gjykatës së Apelit