Shamia e kampiones në Turqi shkakton debat

Kampionja e Taekwondos nga Turqia ka shkaktuar një debat nacional në vend për të larguar stereotipin e asaj se nëse femrat dhe sporti a mund të bëhet duke veshur shami.
20 vejçarja Kubra Dagli, nga Stambolli, ka qenë e nderuar se ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Lima të Perusë, por veshja e saj ka bërë që suksesi i saj të eklipsohet.

 

Elementet shekullarë dhe fetare të shoqërisë së Turqisë kanë opinione të fuqishme për Daglin, si një sportiste shembull. Shekullarët kanë problem se ajo është veshur si fetare, në një shtet që llogaritet shekullarë, e disa e kanë quajtur vendosjen e shamisë së saj si “prapambetje”.
Megjithëqë këtë fetarët i kanë dalë në krah dhe përkrahje duke thënë se shamia e saj nuk është pengesë aspak për të mos pasur sukses. Shoqëria është konservatore dhe ajo po i kthehet fesë gradualisht.
Vetë Dagli ka thënë se ky debat është i tepruar, ku ajo ka thënë se është kundër çdo forme të diskriminimit, ndërsa aftësitë e saja profesionale janë ato që vlejnë.
“Ata nuk flasin për suksesin tim, por për shaminë. Nuk e dua këtë. Suksesi ynë duhet të diskutohet. Ne kemi bërë shumë përpjekje…Ne bëmë vendin dhe ekipin tonë kampion. Kjo është krenaria jonë” ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Ajo kishte vënë shaminë në vitin 2013, gjatë periudhës së Ramazanit, por edhe në fillim kishte pasur probleme.
Asu Maro, një komunistë ka shkruar: “Një ideologji është kundër mbulimit të kokës, një tjetër kundër zbulimit, por ata pajtohen në atë: “Qëndro në shtëpi” – shkroi ajo.

Artikulli paraprakLiderët e DAESH-it janë duke e pranuar humbjen në Mosul
Artikulli vijuesGëzim Kelmendi mbi debatin Kosovë – Shqipëri : “Heshtni”